Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka bërë live vaksinën ndaj COVId-19 duke u bërë njeriu i parë në vendin e saj që merr dozën e parë të Pfizer.

Ditën e sotme ka nisur edhe zyrtarisht vaksinimi  në Serbi, që është vendi i parë në Ballkan që e bën diçka të tillë.

Brnabiç duket në video me një bluzë dhe bën vaksinën në një klinikë. Pas saj vaksinën e bënë edhe Darija Kisić Tepavčević si dhe Dr. Predrag Kon.

Serbia e ka nisur vaksinimin me 4,875 doza që i kanë ardhur nga Pfizer teksa prite edhe ngarkesat e tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb