Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter në Kroaci. Mësohet se deri më tani 7 persona kanë humbur jetën, mes tyre një 12-vjeçare.
Ndërkohë që dhjetra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Epiqendra e tërmetit ishte disa kilometra larg Zagrebit, në Petrinja. Tërmeti u ndje gjithashtu në të gjithë Italinë Veriore. Mes godinave të shembura ishte një spital dhe një kopsht.
(BalkanWeb)