BRITANI E MADHE

Britania e Madhe ka shënuar një rekord të vdekurish nga Covid-19. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 981 persona sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë.

Një shifër kaq e lartë nuk ishte regjistuar që në muajin prill. Ndërsa të infektuarit e rinj në 24 orët e fundit janë 50.023 persona, një shifër pak më e ulët se një ditë më parë.

Kujtojmë që të katërtat e Anglisë nga nesër do të jenë nën Nivelin 4 sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, publikoi masat e reja shtesë për të parandaluar rritjen e rasteve të koronavirusit.

Ky vendim i qeverisë britanike vjen një ditë pas rritjes drastike të infeksioneve, ndërsa numri i pacientëve me koronavirus në spitalet e Anglisë ka arritur kulmin. Matt Hancock tha gjithashtu se vaksina e Oksfordit është hapi i vetëm më i madh që është bërë nga pandemia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb