Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka përshëndetur emërimin e znj. Olta Xhaçka në krye të diplomacisë shqiptare.
Me një postim në “Twitter”, Pompeo shprehet i kënaqur për këtë lëvizje, teksa vlerëson znj. Xhaçka si partnere të fortë në rolin e saj të mëparshëm si ministre e Mbrojtjes.
“I kënaqur të dëgjoj për emërimin e Olta Xhaçkës si Ministrja e re e Jashtme e Shqipërisë. Ajo ka qenë një partnere e fortë në rolin e saj të mëparshëm si Ministre e Mbrojtjes dhe ne shpresojmë që të punojmë me të për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri ndërsa Shqipëria shkon drejt BE”, shkruan Pompeo.

Pas mesazhit urues të Sekretarit Amerikan të Shtetit mike Pompeo, për emërimin e Olta Xhaçkës si ministre e Jashtme, ka reaguar edhe kryediplomatja shqiptare.
Xhaçka, me anë të një postimi në “Twitter” shprehet se ndihet krenare për miqësinë mes popullit amerikan dhe atij shqiptar, ndërsa shton se pret që të punojë ngushtë me aleatin strategjik të Shqipërisë, SHBA-të.
“Faleminderit sekretar Pompeo! Këto fjalë me të vërtetë nënkuptojnë shumë! Jam krenare për miqësinë midis vendeve dhe njerëzve tanë, thellësisht mirënjohës për “mbështetjen e SH.B.A.-së për Shqipërinë”, dhe i lumtur që mund të luaj një rol modest në krijimin e partneritetit tonë më të fortë! Unë pres që të punojmë ngushtë me SHBA-të në zgjerimin dhe konsolidimin e partneritetit tonë strategjik më tej!
Po ashtu, Z. Sekretar, më lejoni t’ju uroj një Vit të Ri dhe një ditëlindje shumë të lumtur!”, shkruan Xhaçka.
(Balkanweb)
