DURRËS
Moti i keq që ka përfshirë qytetin e Durrësit prej disa ditësh ka shkaktuar përmbytje e trafik të rënduar në shumë akse.
Gazetarja Klodiana Haxhiaj rasporton për “Balkanweb” se reshjet e vazhdueshme prej 27 dhjetorit kanë bërë që automjetet të lëvizin me vështirësi në hyrje të Durrësit. Situatë e vështirë ka qenë edhe në lagjen 1, në shëtitoren “Taulantia”.
Siç duket, rrugët kryesore u bllokuan dhe lëvizja ishte thuajse e pamundur. E pamundur ka qenë lëvizja edhe për këmbësorët. Uji në disa rrugë shkoi deri në 30 centimetra.
Kështu, drejtuesve iu është dashur kohë për të mbërritur në destinacion.
(d.xh/ Balkanweb)