TIRANË-Këngëtare, aktore por dhe qytetare. Rozana Radi këtë radhë flet si një banore e thjeshtë e Tiranës duke shprehur një shqetësim në rrjetin social, Instagram. Radi ka postuar një fotografi në rrjetin social ‘Instagram’ brenda së cilës është një shkrim mjaft interesant.

Ajo ka pyetur se a është normale që kopshtet e fëmijëve të hapen brenda pallateve ku jetojnë shumë familje të tjera. Rozi, madje ka kërkuar ndihmë nga fansat e saj që t’i ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problem. Këngëtarja pyet nëse lejohen të tilla institucione brenda godinave ku banojnë dhjetra të tjerë.
Aq e trishto duket thirrja e këngëtares sa fjalët e fundit janë, “më ndihmoni se po çmendem”.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: