Katër persona janë arrestuar në Tiranë në orët e fundit, për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare bënë me dije se dy persona të tjerë po hetohen penalisht në gjendje të lirë.

NJOFTIMI I POLICISE
Forcat e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditën 2 raste të tjera. Si rezultat e të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• D.H., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike e dyshuar e llojit canabis sattiva. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F.Sh dhe E.K, për veprën penale “Moskallëzim i Krimit”, pasagjer në mjetin që drejtonte shtetasi D.H.

•S.H., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar më mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte dhe kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike e dyshuar e llojit canabis sattiva.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Q., 52 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R.M., 42 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët”u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.59 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: