Që nga 13 marsi i vitit 2020 kur u konfirmua rasti i parë e deri më sot, numri i të infektuarve ka arritur në 51 mijë e 965 raste nga 187 mijë e 088 persona të dyshimtë në Kosovë. Ndërkohë, deri më tani kanë vdekur 1 mijë e 344 pacientë.
Por, krahas këtyre shifrave të larta të të infektuarve dhe rasteve të vdekjes, kemi po ashtu një numër të madh të personave të shëruar.
Nga 51 mijë e 965 raste të të infektuarve, sipas IKSHPK-së janë shëruar 42 mijë e 635 pacientë.
Numri i rasteve aktive në vend mbetet 7 mijë e 986.
(BalkanWeb)
