TIRANE

Pas shumë lajmesh, spekulimesh e thashethemesh, Fjolla Morina ka dhënë intervistën e saj të parë, ku ka treguar më shumë për lidhjen e shumëpërfolur me Fisnik Sylën. Në një rrëfim për revistën ‘Who’, këngëtarja ka folur për fillimet e lidhjes dhe për planet e së ardhmes.

“Ne jemi njohur shumë kohë më parë në shoqëri të përbashkët, kemi qenë miq, pastaj jemi dashuruar shumë me njëri-tjetrin dhe sot jemi bashkë,” –është shprehur Fjolla, duke shtuar se ajo dhe Fisniku janë bashkë prej rreth një viti.

Këngëtarja ka treguar se e ka prezantuar partnerin me vajzat e saj që në fillimet e lidhjes.

“Direkt fëmijët kanë qenë shumë të dashur me Fisnikun. I ka bërë për vete sepse është shumë i dashur si njeri. [Marrëdhënia e tyre është] Speciale, shumë e mirë, s’e kam pritur as vetë të ishin kaq të lidhur”, -ka thënë ajo.
Jo vetëm Fisniku është prezantuar me vajzat e saj, por edhe Fjolla i ka njohur fëmijët e tij. Çifti duket se ka shumë plane për të ardhmen e afërt. Siç ka treguar Fjolla, ata presin që shumë shpejt të bëjnë një dasmë dhe shpresojnë që vitin 2021 ta mbyllin me një fëmijë.

“Dasma shumë shpejt, po presim sa t’i rregullojmë dhe disa gjëra tonat dhe të bëjmë një dasmë të bukur. Në fakt, ne jemi si të martuar, por besoj se do jetë edhe më bukur kur të krijojmë familjen tonë, mezi po presim. Uroj që vitin e ri ta mbyllim me bebe, që po e presim me shumë dashuri”, -është shprehur ajo.
Në fund, Fjolla u ka uruar të gjithëve gëzuar vitin 2021 dhe që ta gjejnë dashurinë e jetës, siç e ka gjetur ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb