Një bashkëpunim i frytshëm është shënuar ditë e fundit të vitit mes Bashkisë Memaliaj dhe IuteCredit Albania. Duke iu përgjigjur menjëherë kërkesës së Bashkisë Memaliaj për mbështetje, IuteCredit Albania dhuroi 450 000 lekë të reja vegla pune si betoniere, sharra elektrike, karroca, kazma, lopata, etj, Këto mjete do t’i vijnë në ndihmë ekipit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, gjatë punëve të përditshme ndaj komunitetit.

IuteCredit Albania ju përgjigj kësaj kërkese duke dashur të percjellë në komunitetin e bizneseve dy mesazhe të rëndesishme. E para, çdo biznes sipas mundësive që ka duhet të dhurojë një pjesë të fitimit të vet për komunitetin, mjedisin dhe shtresat e shoqerisë që janë më në nevojë. E dyta, ndihma duhet të shkojë edhe në zona larg nga kryeqyteti apo qendra të mëdha urbane duke qenë se komunitetet me në nevojë ndodhen pikërisht në këto zona.

Ky nuk është i vetmi akt dhurimi që IuteCredit ka bërë fundvitin që lam pas. Në vitin 2019, IuteCredit dhuroi afro 1,000,000 lekë të reja për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit ndërsa në vitet e mëparshme dhurimi ka shkuar për Shtëpine e Foshnjes “Hans Kristian Andersen” në Shkodër, si dhe për familjet në varfëri ekstreme në Belsh të Elbasanit, etj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: