Kriptomonedha Bitcoin “fluturon” dhe prek një rekord të ri prej 35 842 dollarësh.
Në orët e fundit, JPMorgan ka parashikuar që kriptovaluta mund të arrijë 146 000 dollarë në planin afatgjatë.
Bitcoin, kriptovaluta e parë e decentralizuar, para 4 ditësh rezultonte në çmimin 30 000 dollarë.
“Oreksi për rrezik, që pasqyrohet në blerjet e kësaj kriptomonedhe, mbetet i papërkulur”, vlerësoi analisti i pavarur, Timo Emden, drejtori i “Emden Research”.