KORÇA
Grabitja e sotme në Korçë ka hedhur dritë mbi disa ngjarje të mëparshme në qytet, ku në shënjestër kanë qenë kryesisht kambistë.
Sot pre e autorëve ra Shpëtim Muço, kurse një muaj më parë ishte Anxhel Rrënja, me thuajse të njëjtën skemë.
Burime për gazetaren Lorena Kodra bëjnë me dije se ka dyshime të forta se ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën pasi autorët mund të jenë të njëjtë.
Po ashtu autorët dyshohet se kanë kryer edhe grabitje të tjera. Ndërkaq autori i arrestuar sot në flagrancë ka ‘’kyçur’’’ gojën në Polici duke mos dhënë as identitetin, teksa i janë marrë tashmë gjurmët e gishtave.
(BalkanWeb)