Klaudjo Zhilla është liruar nga qelia me vendimin e fundit të GJKKO për të vijuar në masën e arrestit të shtëpisë.
Zhilla është një prej të arrestuarve në të ashtuquajturën skemën e korrupsionit në Korçë, ku e përfshirë ishte gjyqtarja Mimoza Margjeka.
Dyshohet se Zhilla ishte biznesmeni që ndërmjetësoi ryshfetin mes palëve, që Margjeka për zbuste masën e arrestit për Orion Balin, i arrestuar më parë për trafik qeniesh njerëzore.
Po në këtë skemë të përfshirë ishin dhe bashkëshorti i Margjekës, Arben Cara si dhe Nejton Bali apo avokati Skender Demiraj.
(BalkanWeb)