Nga: ZONJA VJOLLCA*
250 gr sheqer pluhur
3 të bardha veze
Pak kripë
2 lç kanellë
350 gr miell bajamesh

Lyejmë një tavë me pak yndyrë dhe vendosim mbi të letër pjekje. Parangrohim furrën në temperaturën 150 gradë Celsius.
Rrahim të bardhat e vezëve me një mikser elektrik derisa të bëhet një marengë e fortë. Më pas shtojmë sheqerin pluhur gradualisht me ndihmën e një luge. Vazhdojmë rrahjen e vezëve bashkë me sheqerin. Largojmë 3-4 lugë nga merenga e ëmbëlsuar mënjëanë. Tek tasi i madh i vezëve të rrahura me sheqer shtojmë pak vanilje, kanellën dhe miellin e bajameve. E punojmë mirë derisa të përftohet një brumë i fortë. Me ndihmën e një roloni hapim brumin duke e ndihmuar hapjen me sheqer pluhur në vend të miellit që veprojmë zakonisht për hapjen e petëve. Brumin e hapim si një petë me trashësi 7-8 mm. Vendosim formën ne sheqer pluhur dhe e fiksojmë në petë duke e rënduar dorën që yjet e formuara ti vendosim lehtësisht në tavën ku kemi vendosur një letër pjekje. Në fund i lyejmë yjet me pak marengë dhe i vendosim në furrë në temperaturën 150 gradë Celsius për 15-20 minuta. Duhet të kemi kujdes që pjesa e sipërme të mbetet e bardhë dhe poshtë të jenë akoma të buta. Pasi ti largojmë nga furra i lemë të ftohen për 25 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: