Adele është bërë qendra e vëmendjes në tregun muzikor pas rikthimit të saj me këngën ‘Hello’ e cila është në krye të klasifikimeve muzikore në botë.
Këngëtarja britanike ka folur për revistën ‘Time’ për rikthimin e saj në muzikë pas disa kohësh shkëputje si dhe për projektet në të ardhmen.
Në pyetjen nëse Adele do të zbulonte se djali i saj, Angelo do të ishte homoseksual ajo është shprehur: “Po pres me padurim të di se si do të jenë miqtë e tij më të mirë, se cila do të jetë e dashura ose i dashuri i tij, apo cilët do të jenë filmat e tij të preferuar. Çfarëdolloj gjëje që djali im dëshiron të bëjë ose sido që të jetë, unë gjithmonë do e mbështes atë, pavarësisht çdo gjëje”.- ka thënë Adele.
(d.d/BalkanWeb)
