Qyteti kinez i Nangog ka përfunduar ndërtimin e një reparti masiv me 1.500 dhoma vëzhgimi në vetëm 5 ditë pasi u zbulua një shpërthim loak i koronavirusit. Rreth 5.000 dhoma të tjera pritet të përfundojnë javën e ardhshme.

Qendra më e madhe e izolimit u ndërtua jashtë qytetit, në provincën veri-lindore kineze të Hebei. Objekti i përbërë nga kasolle të parafabrikuara, ka 1500 dhoma për të strehuar persona të dyshuar me koronavirus.

Çdo dhomë me përmasa 18 metra katrorë, është e pajisur me një krevat, ngrohës elektrik, lavaman dhe WC. Qasja me WiFi është gjithashtu në dispozicion për t’ua bërë më të lehtë qëndrimin pacientëve.

Puna e ndërtimit nisi në datën 10 janar pasi u zbulua një grumbull lokal i koronavirusit në qytet. Reparti me 1,500 dhoma është i pari nga gjashtë të tjerat që po ndërtohet me shpejtësi në qytet për të përmbajtur nën kontroll shpërthimin. Në total 6,500 dhoma janë planifikuar të ndërtohen me të gjitha objektet që pritet të jenë gati javën e ardhshme. Një tjetër qendër izolimi prej 3,000 dhomash është në ndërtim e sipër në  provincës Hebei Shijiazhuang.

Deri të premten vonë, krahina ka raportuar 643 me koronavirus në vend, si dhe dy raste të tjera të importuara sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Xinhua.

Të gjitha rastet e fundit të koronavirusit janë shkaktuar kryesisht nga udhëtarët që vijnë nga jashtë ose mallrat e kontaminuara të importuara, tha të Shtunën kreu i Komisionit Kombëtar të Shëndetit (NHC) Ma Xiaowei.

“Që nga Dhjetori i vitit 2020, grupe epidemike kanë ndodhur në Pekin, Sichuan, Liaoning, Hebei dhe Heilongjiang,” tha Ma. “Ata kryesisht kanë këto karakteristika. Së pari, ato importohen të gjitha nga jashtë, të shkaktuara nga udhëtarët nga jashtë, ose sende të kontaminuara të importuara nga zinxhiri i ftohtë. “

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb