Një tjetër gjyqtar ‘ngec’ në rrjetën e Vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra Bib Ndrecen, gjyqtar i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Klodiana Lala.
Gjithashtu sot është dhënë vendimi edhe për gjyqtaren e Vlorës, Elona Mihali. KPK nuk ka gjetur shkelje për gjyqtaren, duke e konfirmuar atë në detyrë.
(BalkanWeb)
