Mali i Zi ka ndjekur shembullin e Serbisë duke lidhur një marrëveshje për të marrë vaksinën kineze të ‘’Sinopharm’’.

Në fund të janarit mbërrijnë dozat e para në vendin fqinj, teksa vlen për t’u theksuar se Mali i Zi si disa vende të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor nuk ka nisur ende vaksinimin.

Pas Serbisë, Mali i Zi bëhet vendi i dytë në Europë që do të marrë vaksinën kineze teksa në BE Hungaria është drejt aprovimit të vaksinës së ‘’Sinopharm’’.

Gjithashtu Mali i Zi është në kontakt edhe me kompanitë e tjera farmaceutike për të marrë vaksinën ndaj COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb