Këngëtarja Fjolla Morina nuk ka respektuar masën e arrestit të shtëpisë të caktuar nga Gjykata e Kukësit duke e thyer atë.

BalkanWeb mëson se sot Policia nuk e ka gjetur në banesë këngëtaren e cila duhet të qëndronte me vendim Gjykate pikërisht në atë banesë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se tashmë ajo është shpallur në kërkim.

Këngëtarja u kap vitin e kaluar në kufi me 2  armë, së bashku me dy të tjerë me të cilët udhëtonte. Më 19 shtator të 2020 Fjolla Morina udhëtonte në automjetin ”Audi Q7” me biznesmenin Fisnik Syla me të cilin është e lidhur, dhe shoferin Fitim Muji.

Në çantën e saj u gjetën dy pistoleta dhe 23 fishekë, teksa ajo më pas deklaroi se ishte shtatzënë, por që rezultoi se kishte gënjyer. Prej vitit të kaluar ajo është në masë arresti, por duket se është arratisur nga banesa në Kukës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb