LSI nesër 3 muaj para zgjedhjeve do të prezantojë prioritetet e programit politik me të cilin do të hyjë në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit.
Nga LSI njoftojnë se të hënën nga ora 09:00- 09:40 do të bëhet paraqitje e programit.
LSI ka deklaruar se pas zgjedhjeve në rast fitoreje të Opozitës së Bashkuar do të qeverisë me PD dhe koalicionin e djathtë, teksa duket se në zgjedhje do të dalë me një program të vetin politik.
NJOFTIMI NGA LSI
Nesër nga ora 09.00 deri në 09:40, Lëvizja Socialiste për Integrim do t’i paraqesë qytetarëve prioritetet e programit të saj politik për zgjedhjet e 25 prillit. Sinjali nga fibra dhe Facebooku i LSI.
(BalkanWeb)