DURRËS
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 32-vjeçarit Ilir Kuçi, mbrëmjen e kaluar në Durrës.
“BalkanWeb” mëson se i riu dyshohet të jetë vrarë për prishjen e pazareve të drogës. Mësohet se atentatorët e kanë qëlluar 32-vjeçarin, në momentin që ka qenë duke parkuar makinën.
Nga hetimet e policisë rezulton se Ilir Kuçi ka qenë i dënuar në Itali për trafik narkotikësh. Ndaj tij ishin bërë disa denoncime nga qytetarët, të cilët pretendonin se ishin kërcënuar nga Kuçi.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në lagjen nr.11 në Durrës, ku 32-vjeçari u ekzekutua me breshëri kallashnikovi.
(BalkanWeb)