TIRANA

Tre persona janë arrestuar së fundmi në Tiranë, dy prej tyre ishin të shpallur në kërkim kombëtar.

Një 53-vjeçar me inicialet A.P, është arrestuar pasi Gjykata i kishte caktuar në mungesë masën ‘’arrest me burg’’ për armëmbajtje pa leje dhe kanosje.

Nga ana tjetër një 29-vjeçar u prangos pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje.

Ndërkohë një drejtues mjeti me inicialet A.H, 42 vjec u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë – Vijon puna për kapjen e personave në kërkim.

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale.

Arrestohet në flagrancë dhe një shtetas tjetër, për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

 

  • Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin në kërkim A. P., 53 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor i ka caktuar në mungesë masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.

 

  • Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Sh. Xh., 29 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

 

  • Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb