VLORË

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se një automjet ka dalë nga rruga teksa dyshohet se ka humbur jetën një vajzë me iniciale Anxhela Ç.

Po kështu mësohet se ka dhe persona të plagosur. Ambulanca dhe policia janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: