Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu teksa u paraqit në Gjykatën e Tiranës për seancën e të arrestuarve për Unazën e Re, ka akuzuar qeverinë për lidhjet me Ndrangheta-n.

Saktësisht Balliu ka deklaruar se shqiptari ‘Niku’, president i SOL i cili del nga përgjimet e antimafias italiane ka marrë 80 tendera në shtëndetësinë shqiptare, dhe qeveria u ofron qytetarëve shëndetësinë e ‘Ndrangheta-s’.

Nga ana tjetër ai thotë se Prokuroria duhet të pushojë çështjet që kanë të bëjnë me protestën e Unazës së Re, dhe të merret me pastrimin e parave.

 

”Nuk ka asnjë dosje për këta që vjedhin pronën publike. Që marrin trotuar e lulishte e t’ja japin biznesment. Prandaj del emri i pronarit të Sol në përgjime. 80 tendera ka marrë nga shëndetësia, shëndetësi e Ndrangheta-s na ofrohet.

Diktaturë e politikës së Ndranghetës. Prokuoria të pushojë këto çështje, ne kemi qenë në protestë, e kemi për nder, kemi faktuar të vërtetën. Nuk e ha njeri që një recepsionist ka falcifikuar firmën për aferën e Unazës me Delaëare.

Nuk e ha njeri që një vajzë 23 vjeçe të bëjë inceneratorë me miliona euro.”- tha Balliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb