ITALI

Italia në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 204 raste të reja me Covid-19 sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë.

Krahasuar me një ditë më parë numri është më i lartë por edhe ai i taponëve është rritur. Në 24 orët e fundit janë kryer një rekord tamponësh plot 293.770 të tillë.

Ndërsa numri i të vdekurve është ulur, ku në 24 orë janë shënuar 467 të vdekur, ndërkohë që dje ishin 541 viktima.

Gjithashtu është ulur dhe numri i të shtruarve në spitale si në terapi intensive ashtu edhe të shtruarit e tjerë. Shkalla e pozitivitetit është 5,1%.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: