6,109 raste aktive me koronavirus në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 59.304 raste nga 227.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.482 raste të vdekjes. Ndërkohë, Policia e Kosovës ka vendosur 4 mijë e 214 gjoba për të gjithë qytetarët që nuk kanë respektuar masat anti-covid.

IKSHPK në vazhdimësi bën thirrje për respektim të masave antiCOVID-19. “Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.

Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë. Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb