Parlamenti portugez miratoi një projektligj për legalizimin e eutanazisë, i cili ende nuk është aprovuar nga presidenti konservator Marcelo Rebelo de Sousa.

”Ligji u mbështet nga 136 ligjvënës dhe u kundërshtua nga 78 ligjvënës”, njoftoi gazeta ”Publico”.

Marrëveshja mbi ligjin e ri që legalizon vdekjen e asistuar nga mjekësia, u miratua 11 muaj pas votimit të parë.

Presidenti i rizgjedhur ka mundësinë e paraqitjes së projektligjit në Gjykatën Kushtetuese, por parlamenti mund të rrëzojë veton presidenciale me tre të katërtat e votave të ligjvënësve.

Partia konservatore e krahut të djathtë, CDS, tha se do të bënte gjithçka që të mundte për ta deklaruar projektligjin antikushtetues.

Drafti parashikon që një i rritur, i cili përballet me vuajtje të padurueshme për shkak të një dëmtimi serioz ose sëmundjeje që konsiderohet e pashërueshme nga një mjek, mund të kërkojë eutanazinë. //ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb