Orges Shehi i jep fund maktheve të Tiranës, i jep fund edhe diskutimeve mbi formacionin, me të në stol, kryeqytetasit shfaqën një lojë të bukur, treguan shpirt gare dhe në fund arrijnë të marrin tre pikët e plota në një transfertë jo pak delikate. Bardheblutë ishin imponues në lojën e tyre, morën shpejt kontrollin e lojës por ishin të pa fat ku në dy momente u ndalën nga shtylla pingule në pjesën e parë, Batha dhe Muçi flirtuan me golin.

Ai që bëri diferencën në këtë sfidë ishte Taulant Seferi, në minutën e 76-të, sulmuesi i Kombëtares, mori një top në zonë, goditi menjëherë duke dërguar topin në rrjetë, në fund rezultoi një trepikësh që mban kampionët në garë.

Një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme arriti Laçi përballë një rivali direkt si Teuta. Në një ndeshej të luftuar dhe me raste për shënim ai që bëri diferencën ishte sërish Mentor Mazrekaj, autori i golit të vetëm që i dhuron bardhezinjve vendin e tretë në tabelën e klasifikimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb