Deputeti Halit Valteri, në fjalën e mbajtur në parlament, deklaroi se Shqipëria është bërë e pajetueshme.

Valteri tha se duhet që shqiptarët të mbështesin azilantët, pasi kanë të njëjtin fat si ata. Ai shtoi se më 25 prill, shqiptarët duhet të dënojnë me votë mashtruesit dhe të korruptuarit.

“Shqipëria nuk është shtet i jetueshëm. Duhet të kemi ligj të specifikuar për azilantët. Emigrimin e kemi vuajtur mbi shpinë. Azilantët në vend nuk vijnë për të bërë jetesë, sepse këtu po ikin vetë shqiptarët. Tre politikanë janë këtu që kur isha fëmijë.

Qytetarë shqiptarë, mendoni për veten tuaj. Korrupsioni në vend është kthyer në sistem. As Monika Kryemadhi dhe as Basha nuk mund të pretendojnë se janë alternativa të reja. Në duart e politikanëve të korruptuar shqiptarë janë dy e treta e pasurisë sonë në total. Edhe 21 janari, ata që vranë janë në poste shtetërore. Të gjithë politikanët duan të vjedhin. Më 25 prill dënoni mashtruesit”, deklaroi Valteri.

(d.xh/ balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb