TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përsëritur angazhimin e parë të programit ekonomik të PD, për 110 mijë vende të reja pune për shqiptarët.

Në një postim mëngjesin e sotëm, Basha shkruan se krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik, duke bërë thirrje për largimin e kësaj qeverie.

“Angazhimi i parë i programit tonë është minimumi 110,000 vende të reja pune për shqiptarët.
Krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik dhe çelësi për njerëzit që të investojnë në veten e tyre dhe fëmijët e tyre.
Ka ardhur koha ta largojmë këtë qeveri dhe të sjellim një qeveri të re, që kujdeset për njerëzit e jo për veten e saj.
ShqiperiaFiton”, shkruan Basha.

Basha Fb
Basha Fb

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb