Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim po zhvillon një takim në Presidencë me Presidentin Ilir Meta.
Burimet konfirmojnë për “BalkanWeb” se në takim kanë qënë të pranishëm edhe kryeministri i vendit Edi Rama si dhe kryedemokrati Lulzim Basha.
Të njetjat burime saktësojnë se takimi zhvillohet për çështje sigurie në kuadër të NATO-s.
Por, kujtojmë që vizita e diplomates amerikane vjen në kohën kur vetë ajo ka intensifikuar thirrjet ndaj partive politike që të pastrojnë listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.
Sipas zonjës Kim, asnjë person me rekorde kriminale nuk duhet afruar nga asnjë forcë politike.
(BalkanWeb)