Organizata Kombëtare e dëshmorëve të Lëvizjes Antifashiste Nacional-Çlirimtare ka përkujtuar masakrën e 4 shkurtit të vitit 1944, ku u vranë 84 shqiptarë të pafajshëm.
Familjarë të dëshmorëve, deputetë të Partisë Socialiste dhe përfaqësues të bashkisë së Tiranës kanë përkujtuar këtë datë të rëndësishme për historinë e vendit tonë.
Deputeti Spartak Braho u shpreh se ata që i vranë morën dënimet e historisë, ndërsa opinionet e tyre dëgjohen ende.
Në vendin ku ranë dëshmorë 84 shqiptarë mungon një monument përkujtimor, shqetësim të cilin e ngriti edhe deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati.
Nënkryetari i bashkisë së Tiranës Andi Seferi përkujtoi me përulje dhe respekt dëshmorët e rënë, ndërsa mirëpriti propozimin e Partisë Socialistë për ngritjen e një monumenti për t’i përkujtuar brez pas brezi.