Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, me anë të një postimi në “Tëitter” ka postuar takimin që ka pasur me ambasadorin britanik në Tiranë, Duncan Norman.
Celibashi thekson se Norman i ka konfirmuar mbështetjen e Britanisë së Madhe për KQZ-në, duke shtuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po punon për përmbushjen e standardeve të kërkuara nga ndërkombëtarët.
Postimi i kryetarit të KQZ-së Ilirjan Celibashi:
Ambasadori britanik @DNormanFCDO më konfirmoi sot mbështetjen e Britanisë së Madhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Biseduam për përgatitjet e procesit zgjedhor & e sigurova që KQZ po punon me përgjegjshmëri për siguruar që zgjedhjet e ardhshme të përmbushin standardet e kërkuara.
(d.xh/ Balkanweb)
