KORÇA

Drejtuesi i mjetit që aksidentoi 4 ditë më parë të moshuarin në Korçë është arrestuar ditën e sotme.

19-vjeçari F.M, u largua ditën e ngjarjes pasi përplasi me mjet të moshuarin J.Zh. Ky i fundit ndodhet në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Korçë

Shkeli rregullat e qarkullimit rrugor, aksidentoi një këmbësor dhe më pas u largua nga vendngjarja, ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur para 4 ditësh.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 01.02.2021, në lagjen nr. 18, në Korçë, në të cilën një automjet aksidentoi një këmbësor dhe më pas u largua nga vendngjarja, bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit F. M., 19 vjeç, banues në Korçë.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka urdhëruar ndalimin e tij pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Ford Focus”, ka aksidentuar shtetasin J. Zh., 80 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në Tiranë jashtë rrezikut për jetën dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe sekuestrua mjeti tip “Ford Focus”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb