E ardhmja e Kylian Mbappe është La Liga, por për suprizë të të gjithëve, jo në Madrid. Sulmuesi francez mund të transferohet në Barcelonë, pas klubi katalunjas ka hyrë bindshëm në garë dhe kërkon të shfytëzojë një tratativë akoma më të bujshme, atë mes Paris SG dhe Lionel Messi. Zbulimi vjen nga e përditëshmja “Marca”, gazeta shumë pranë Realit dhe që paralajmëron “los blancos” se mund të dështojnë në misionin më të rëndësishëm të merkatos.

070809949 2444ac84 2e35 464e 91fc 70c5bb19a03a
070809949 2444ac84 2e35 464e 91fc 70c5bb19a03a

Ëshë e ditur prej kohësh që klubi madrilen ka emrin e Mbappe në krye të listës së blerjeve, por talenti francez mund të kalojë te rivalët e përjetshëm. Sipas “Marca”, Barcelona kërkon të marrë shërbimet e sulmuesit si “hakmarrje” ndaj Paris SG për Lionel Messi dhe si një mënyrë për të mos lejuar madrilenët të forcohen me një nga lojtarët më të mirë të botës.
(balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb