TIRANË

Aktori dhe artisti i mirënjohur Bujar Asqeriu e ka përshkruar me nota të forta realitetin sot në politikë dhe në jetën sociale. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Asqeriu tha se sot po bëhet një luftë klasash e moderuar, duke e cilësuar një kancer. Sa i përket përgjegjësive që mund të ketë opozita për largimin nga parlamenti, ai u shpreh se nuk mund të bashkëjetohet me dikë që nuk të përfill.

“Unë nuk jam politikan, por duke gjykuar si qytetar unë nuk mund të bashkëjetoj me një njeri që nuk më përfill. Bashkëpunimi i opozitës me pozitën mund të sjellë të mira për vendin. Çfarë efekti më lë mua ti kryeministri im kur zihesh me presidentin e Republikës. Mendo një fëmijë që shikon babain dhe nënën duke u zënë gjithë ditën.
Imagjino ai baba ditën tjetër t’i thotë të keqen babai sillu mirë… Ata kanë çelësat e shtetit. Ata duhet të merren me politikat e zhvillimit, jo çfarë tha Bujari këtu, jo aty. Jo hiqe nga puna këtë se piu kafe me atë tjetrin.
Sa vendime në Gjykatën Administrative kanë fituar punonjësit e hequr nga puna vetëm për bindjen. I kanë hequr nga puna kanë vendosur me tesera partie. Pse në kohën e partisë së punës jemi. Atëherë më thuaj se po zbatojmë luftën e klasave por në një variant të moderuar. Është kancer”, tha aktori i njohur.

Ai iu bëri thirrje shqiptarëve të mos dëgjojnë udhëheqësit politikë sepse Shqipëria është mbi partitë.
“Vëllezërit e mi shqiptarë mos i dëgjoni indiciet e udhëheqësve politikë se këtu në Shqipëri fajin më të madh e ka politika. Jemi shqiptarë, Shqipëria është mbi partitë. Partitë po ishin të zonjat t’i shërbejnë Shqipërisë. Kjo është deviza ime”, u shpreh ai.

Sa i përket Bujar Leskajt si kandidat i PD në Vlorë, ai tha se ka dhënë rezultate, jo me llafe.
“Nuk janë nga ata deputetë që marrin mandatin dhe i kthejnë shpinën elektoratit. Jo se kam Leskajn mik, unë respektoj bindjet e mia. Sepse e kam në origjinën familjare bindjet e djathta dhe këto janë bindjet e mia. nuk nisem të mbroj PD-në për interes. Unë jam artist. Ëndrra ime është vetëm të punoj dhe respektoj profesionin tim”, tha Asqeriu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: