VLORË
Një person ka mbetur i plagosur gjatë një atentati me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë. I plagosuri, i identifikuar si Gentian Qari, por i njohur në zonë me nofkën “Geçe” po ecte më këmbë kur u qëllua nga një makinë në lëvizje, e cila u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se i plagosuri ka plumba në kraharor dhe gjendja e tij është e rëndë. Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve
Ndërkohë policia ka rethuar zonën dhe ka ngritur disa pika kontrolli për kapjen e autorëve.