Fatos Nano dhe djali i tij i birësuar, Klajdi uruan Krishtlindjet me një foto të realizuar së bashku, që tërhoqi vëmendjen e mediave një ditë më parë. Në profilin e tij në “Instagram” duket që jeta e Klajdi Nanos është e ndarë mes Vienës dhe Tiranës.
Nëse i referohemi fotove që ka publikuar vetë Klajdi, duket se ai bën një jetë luksoze. Megjithatë ai duket një djalë i thjeshtë, si gjithë bashkëmoshatarët e tij, që frekuenton universitetin, jetën e natës, dhe përkujdeset për dy qentë e tij.
Klajdi është djali i Xhoana Nanos, nga martesa e saj e parë, por i birësuar më pas nga ish-Kryeministri i Shqipërisë.
(er.nu/BalkanWeb)
