Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka folur në Kuvend për projektligjin që është sot në rendit e ditës së Kuvendit për marrëveshjen e re të koncesionit për aeroportin ‘’Nënë Tereza’’ në Rinas.

Balla ka deklaruar se me këtë marrëveshje jo vetëm ulet çmimi i biletës, dhe aeroporti ‘’Nënë Tereza’’ shkon përafërsisht në nivel me aeroportet e vendeve fqinje, por dhe është kushti për 99 mln dollarë investime në 13 vite.

Nga ana tjetër ai ka ironizuar me liderin e opozitës, Lulzim Basha duke thënë se duhet të jetë i kënaqur me uljen e çmimeve si një frekuentues i rregullt i linjës Amsterdam-Tiranë-Amsterdam.

”Unë mendoj që ky konfirmim që Kuvendi sot i jep kësaj kontrate, ka 3 elementë thelbësorë që ka ndikim tek qytetarët shqiptarë. Ishte diskutim, nuk patëm mundësi të rinegocionim me ish kompaninë kontraktuese uljen e çmimit të biletës.

Për shkak të kësaj kontrate, kemi mundësi të ulim uljen e tarifës për aeroportin në 20%. Dhe 40% për fëmijët.

Duke e sjellë aeroportin e Tiranës, Nënë Tereza pothuajsenë çmimet e përafërta të biletës me vendet fqinje.

E dyta nevoja për invesatime. Kush di pak matematikë, jo shokët e 7×7 42. E dinë se kur thua në 13 vite do investosh 99 mln dollarë, i bie shifër e madhe në çdo vit.

Nëse  i shohim nga kontrata e fundit e qeverisë Berisha dhe Basha, nuk vensote asnjë kusht për investime të reja. Ne jo vetëm ulim çmimin e biletës, por dhe kushte për investime.

Këto investime jo vetëm do rrisin kapacitetet, pasi aeroporti i Rinasit synohet të kthehet në hap të rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë dhe turizmin, por më shumë se kaq.

Ajo që është më e rëndësishmja, që nga dita kur kemi dashur të kthehemi në funksionalë aeroportin e Kukësit, të rrisin kapacitetet turistike n Vlorë, apo dhe Sarandës. Me kontratën ekzistuese të koncesionarit e kishim të pamundshëm, pasi kotnrata e vjetër ishte kontratë monopoli.

Njerëzit i prekin këto drejtpërsë drejti. Besoj se dhe kreu i opozitës rrugore, Lulzim Basha do të jetë i kënaqur për udhëtimet Amstedam-Tiranë-Amsterdam. Por për Lulin s’më intereson aspak, por për vëllezërit e motrat shqiptarë që duan të vijnë në Shqipëri. Nuk besoj se ka më hapësirë për politikë.”- tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb