Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka krahasuar Reformën në Shëndetësi me Rindërtimin.

Rama deklaroi se sipas planit të qeverisë, shëndetësia shqiptare është në rrugën e duhur pasi deri tani janë pastruar rrënojat, hedhur themelet dhe tani duhet të plotësohet me të gjitha elementet.

Ai gjithashtu shtoi se tashmë reforma do të vijojë me dhënien autonomi për spitalet dhe vetë mjekët, ndërkohë që paralajmëroi se ndryshimi do kohë.

Rama nga ana tjetër nuk harroi të bëjë dhe krahasimin me spitalet 7 vite më parë, duke theksuar se sitauta sot nuk ka krahasim me atë që ishte.

”Një praktikë e panevojshme në kushtet duke punuar, mund të marrin rroga shumë më të larta se këto që marrin sot, në bazë të shërbimit që marrin.

Patjetër ky projektpilot do të jetë një burim shumë i rëndësishëm informacioni dhe një burim shumë i rëndësishëm dijeje edhe për ne në funksion të shtrirjes së modeleve të spitaleve tona.
QSUT është sot pakrahasimisht jo ashtu siç ishte. Ne do të hyjmë në fazën tjetër të reformës, dhënia autonomi dhe dhënia munëdsi për mjekët.

Jo thjesht sikur janë në pronën e tjetër kujt, në pronën e shtetit që mbetet fuqi një hije, prani anonime, por në pronën e tyre. Në mënyrë që asetet, aparaturat, gjithë shërbimi të bëhet perfekt. Si interes.  I drejtpërdrejtë për të rritur të ardhurat nga puna. Duke garantuar shërbimin falas.

Spitali rajonal i Fierit do jetë publik, qytetarët nuk do paguajnë për shërbimin. Por aman modeli i menaxhimit do jetë krejt ndryshe.

Sot jemi njësoj si në kantieret e Rindërtimit. Kemi pastruar rrënojat, kemi hapur themelet, infrastrukturën bazë. Tani duhet të plotësojmë me të gjitha elementët pikërisht atë karabinanë, që ngrehina bëhet e jetueshme.

Do ta bëjmë sepse jemi në rrugën e duhur sipas planit. Ndryshimi i madh që kemi ambicien të sjellim kërkon kohë, dhe rruga e ndryshimit vjen hap pas hapi.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb