PIRE
Policia greke ka arritur të sekuestrojë një sasi prej 33 kilogramë kokainë në Portin e Pireut.
Gazetarja Shpresa Dine raporton për “Balkanweb” se droga u kap në një kontenier me banane, pas informacioneve të dhëna për policinë greke nga ana e Homeland Security Investigations.
Konteineri ishte nisur nga Guiena Ekuadoriale me destinacion Turqinë.
Gjithsej u sekuestruan 28 pako me 33 kg 885 gram kokainë. Konteineri ishte nisur në datë 10.01.2021 nga Ekuadori dhe mbërriti në Pire në datën 02.02.2021.
(d.xh/ Balkanweb)
