Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku i është përgjigjur Edi Ramës për grafikun që sot u paraqit nga ministrja Manastirliu në konferencë ku rezultonte se është rritur me 14% aksesi në shërbimin parësor të qytetarëve shqiptarë.

Tabaku thotë se në të vërtetë rritja është 3%, 4 herë më pak se grafiku i Ramës, por ky i fundit për të mbuluar dështimet dhe mungesën e rezultateve prodhon grafikë me probleme aritmetike dhe manipuluar.

Nga ana tjetër Tabaku kujton programin e PD për Shëndetësisë, sipas të cilës ofron shërbim që shkon tek qytetari kurse shqiptarët më 25 prill do të vaksinojnë Shqipërinë nga Ramavirusi.

 

 

 

STATUSI NGA JORIDA TABAKU

Kur përpiqesh të gënjesh dhe i sajon numrat si t’i kërkon shefi!

Me një grafik 3D me qëllim keqinformimin e publikut, qeveria dhe Rama po na tregon se Shqiptarët janë më mirë! Kështu për të mbuluar dështimin dhe mungesën e rezultateve konrekte prodhojnë grafikë manipulues plot gabime aritmetike.

Ky grafik i paraqitur sot nga zyra e propagandës në Kryeministri na tregon se rritja është 14%. Megjithëse edhe një nxënës në shkollën 9 vjeçare e kupton se me një zbritje dhe pjesëtim të thjeshtë rritja është thuajse 3%, pra 4 herë më pak se sa gënjeshtra Rama.

Natyrisht, Rama vazhdon të gënjejë publikisht pa pasur nevojë të mbajë maskë pasi ka 8 vjet që i është futur shqiptarëve në trup si një virus i dëmshëm. Por, shqiptarët në 25 prill do të vaksinojnë një herë e mirë Shqipërinë për të shpëtuar nga Ramavirusi.

Programi jonë i shëndetsisë ofron një shërbim që shkon tek qytetari!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb