Policia britanike është futur me forcë në një palestër në Liverpool, e cila ishte hapur dhe kishte pranuar klientë, pavarësisht masave anti-Covid.
Ata madje përdoren forcën për të arrestuar një klient, e të tjerët goditeshin me shkop, derisa po tentonin të arratiseshin.
Si rezultat i këtij operacioni policor janë arrestuar tre persona dhe 52 tjerë janë dënuar kur u kapën në palestër në Merseyside.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një klient që mundohet të arratiset, kapet me forcë nga policët. Situata u tensionua, kur një 34-vjeçar filloi të bëhet agresiv, t’i shajë policët dhe të refuzojë bashkëpunimin me ta.
