Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kukësit, pasi akuzohet për vjedhje me dhunë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M.A., 32 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

I riu u arrestua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Maqedonia e Veriut, pasi zyra e Prokurorisë Kichevo, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin maqedonas, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: