Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për shamitë e kuqe që Lëvizja Vetëvendosje i ka vendosur në pemët dhe shtyllat elektrike në Prishtinë.

Mustafa thotë se shamitë e kuqe të vendosura nëpër pemë i janë dukur të çuditshme.

“Shamitë e kuqe mu kanë dukur të çuditshme. Këta drunj që ata po i ngjesin shamitë, i kemi mbjellë ne. Por ne nuk i kemi mbjellur ata drunj që dikush t’i vesh me shami të kuqe. Shamitë e kuqe janë simbol i një sistemi të kaluar. Me intereson cili është mesazhi i atyre i atyre shamive, sepse nuk e kam të qartë”, ka thënë Mustafa në Debat të RTK-së.

“Dhe kur t’i heqin ato shami nga drunjtë, kujt do t’ia ngjesin në qafë, fëmijëve si në sistemet ditaktoriale?”, ka pyetur Mustafa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb