LEZHË

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë sjellë përmbytjen e 300 hektarë tokë në qarkun e Lezhës. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se përmbytjet janë në tokat bujqësore në Torovicë dhe Balldre. Por ka prezencë uji dhe në disa rrugë të qytetit.

Gjatë natës, ka pasur reshje me intensitet mesatar dhe të dobëta, të cilat vazhdojnë edhe tani. Sasia e reshjeve të rëna në shkallë qarku është rreth 40 mm.

Në shkallë qarku, si pasojë e reshjeve të rëna mbrëmë, janë të përmbytura rreth 300 ha, sipërfaqe të tokës bujqësore në zona depresive, në ish-kënetën Torovicë, Njësinë administrative Balldre, bashkia Lezhë.

– Hidrovoret janë në punë me kapacitet të plotë për evadimin e ujërave, konkretisht niveli i ujit është në rreth 10-35 cm mbi kuotat normale, por pa probleme.
– Lumenjtë, kanalet e ujërave të larta ato të dyta dhe të treta, janë rreth 25-45 cm mbi kuotat normale, por pa probleme.
– Rezervuarët, janë në monitorim, veprat e marrjes janë të hapura për shkarkimin.
– Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm, është normal.
Me datën 10.01.21, rreth orës 18.00, specialistët e OSHE-së, dega Lezhë, bëri zëvendësimin e trasformatorit të djegur, në fshatin Blinisht, Njësia Administrative Blinisht, bashkia Lezhë.
– Rrugët nacionale, rurale e bashkiake në tërësi janë të kalueshme.
Problem paraqet rruga rurale Rrëshen-Bukmirë, sepse ka rrëshqitje të dherave dhe ulje të shtratit të rrugës, duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve. Rruga po mirëmbahet nga bashkia Mirditë.
-Strukturat e MC, janë në ndjekje të situatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: