Një aksident masiv është regjistruar në Teksas të SHBA-ve. Mediat e huaja shkruajnë se në aksident janë përfshirë 70 makina dhe kanë mbetur të vdekur të paktën 5 persona.

Sipas policisë, aksidenti u shkaktua nga kushtet e vështira klimaterike që përfshinë zonën orët e para të mëngjesit. Temperaturat e ulëta, kishin mbuluar segmente të tëra rrugore me akull dhe si pasojë qarkullimi i makinave kryhej me shumë vështirësi.

Aksidenti bëri që autostrada ku ndodhi ngjarja të mbyllej për disa orë, çka solli dhe radhë të gjata trafiku.

Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve por edhe këmbësorëve të bëjnë kujdes për shkak se akulli i ka bërë edhe trotuaret shumë të rrëshqitshëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb