Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në “Facebook” një video të ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji.

Në video, ish-deputeti Salianji shfaqet duke trokitur derë më derë të banorëve të ndryshëm, të cilët shprehin zhgënjimin e thellë me Partinë Socialiste.

“Unë kam votuar për PS, kam qenë dhe në komision para 8 vitesh, por asgjë nuk kanë bërë. Jemi shumë të zhgënjyer nga PS. Them ta provojmë njëherë ndryshe, të votojmë PD”, thotë një banor.

Ndërsa, përbri videos, Berisha shkruan “Miq, trokitja dere ne dere eshte trokitje zemer ne zemer. Ndiqeni dhe shperndajeni sipas deshires kete video te bisedave me qytetaret te ish deputetit Saliani”.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb