ELBASAN
Trafiku i rënduar për shkak të reshjeve të dëborës ka bllokuar edhe aksin Elbasan-Librazhd. Në videot e siguruara nga BalkanWeb, mësohet se radhë të gjata automjetesh janë krijuar në fshatin Labinot.
Më parë është bllokuar edhe aksi Prrenjas-Librazhd, ndërkohë ministrja Balluku njoftoi se nga ora 20:00 e darkës nuk do të lejohen më të qarkullojnë në akset kombëtare mjetet e tonazhit të rëndë për shkak se bllokojnë borëpastrueset.
Ndërkohë ky vendim do të mbetet në fuqi deri mëngjesin e të hënës.
(BalkanWeb)