TIRANË

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha denoncon presionet mbi administratën publike që sipas saj po bëhen nga regjimi nëse nuk votohet partia shtet.

Gjosha shkruan se shkojnë deri aty sa kanë filluar të mblidhen kartat e identitetit dhe listat e çdo punonjësi, që duhet të japë garanci për votat familjare dhe shoqërore nëse do të ruaj vendin e punës!

Ajo thekson se propaganda që këtu ka shtet luhet deri në pikën ku përdoret edhe pandemia me policinë e shtetit për t’i mbyllur gojën opozitës në fushatë!
Gjoshta thotë se vendi ka nevojë për frymëmarrje dhe për një dritë jeshile në fund të tunelit, që mund të vij vetëm nëpërmjet votës dhe pjesëmarrjes masive në votime.

POSTIMI I PLOTË
Shqipëria ka nevojë për frymëmarrje!
Në të gjitha takimet me qytetarët kupton se sa thellë është instaluar regjimi i presionit, i frikës dhe i propagandës në vendin tonë.
Administrata publike punon çdo ditë nën kërcënimin e largimit nga puna nëse nuk votohet partia shtet! Madje shkojnë deri aty sa kanë filluar të mblidhen kartat e identitetit dhe listat e çdo punonjësi, që duhet të japë garanci për votat familjare dhe shoqërore nëse do të ruaj vendin e punës!
E ndërsa situata me administratën tensionohet, qytetarët e tjerë nuk mund as të mbajnë një qëndrim ndryshe në rrjetet sociale, apo të publikojnë një foto me një përfaqësues të opozitës, sepse Rilindja do të vërsulet me komente fyese ose me presione nga më të ndryshmet. Për fat të keq ky është realiteti sot në Shqipëri!
Mendimi ndryshe nuk mund të ekzistojë, propaganda që këtu ka shtet luhet deri në pikën ku përdoret edhe pandemia me policinë e shtetit për t’i mbyllur gojën opozitës në fushatë!
Vendi ka nevojë për frymëmarrje dhe për një dritë jeshile në fund të tunelit, që mund të vij vetëm nëpërmjet votës dhe pjesëmarrjes masive në votime! 25 Prilli është sfida e së ardhmes, ku vendoset fati i brezave që do të vijnë. Dëgjoj shpesh të thuhet se çdo popull ka qeverinë që meriton, unë dua t’ju drejtohem të gjithëve se fëmijët tanë nuk e meritojnë këtë qeverisje, nuk e meritojnë Rilindjen, ata meritojnë demokracinë, mundësi të barabarta dhe të ardhme të sigurt!
25 Prilli do të jetë dita e Rinisë dhe e brezave që do të vijnë!
#shqipëriashtëpiajuaj

Gjosha Fb
Gjosha Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb